Mar. Dhj 2nd, 2025

Gjykata Kushtetuese shqyrton sot çështjen e Belinda Ballukut

Këtë të martë, Kolegji i Gjykatës Kushtetuese së Shqipërisë do të mblidhet për të shqyrtuar padinë e bërë nga kryeministri Edi Rama dhe Këshilli i Ministrave për konfliktin e kompetencave mes ekzekutivit dhe Gjykatës së Posaçme AntiKorrupsion për pezullimin e zëvendëskryeministres dhe njëherësh ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Numri dy i kabinetit të qeverisë shqiptare u mor e pandehur, më 30 tetor, e akuzuar për “shkelje të barazisë në tendera”, lidhur me tunelin e Llogarasë, ndërsa më 20 nëntor me vendim të gjyqtarit të GJKKO-së, Erjon Çela, ajo u pezullua nga detyra në saje të hetimeve për tenderin e Unazës së Madhe.

Më 22 nëntor, GJKKO-ja verifikoi masat e sigurisë “pezullim nga detyra” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit” për Ballukun, raporton TvKlan.

Masa e “arrestit në shtëpi” u caktua për kreun e ARRSH-së Gentian Gjyli dhe administratorin e KESH-it, Erald Elezi, pas hetimeve të kryera për Unazën…, specifikisht lotin e katërt të saj.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *