Pre. Shk 13th, 2026

“Gjuetarët e pedofilëve”: Policia në Cyrih arreston gjashtë të rinj për sulme, njëri prej tyre nga Kosova

Policia kantonale e Cyrihut, Zvicër, ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar për tre sulme të rënda të ndodhura në Embrach, ndërsa një tjetër i dyshuar ishte tashmë në paraburgim.

Sipas policisë, të akuzuarit janë 14 deri në 18 vjeç dhe vijnë nga Zvicra, Kosova, Italia, Gjermania dhe Iraku.

Rasti i parë raportohet të ketë ndodhur më 29 nëntor 2025, kur një 21-vjeçar zviceran u josh në Embrach me pretendimin se po takonte një vajzë të mitur, raporton Klankosova.tv.

“Atje ai u sulmua me grushte e shqelma në kokë dhe trup. Në fillim të dhjetorit 2025 dhe fillim të janarit 2026, dy raste të ngjashme u regjistruan në të njëjtin vend – viktima ishin një 18-vjeçar dhe një 20-vjeçar afganë, të cilët u sulmuan, u plagosën dhe u grabitën. Dyshohet se në të gjitha rastet ka vepruar i njëjti grup”, u tha në njoftimin e Policisë kantonale të Cyrihut.

Sipas njoftimit të së enjtes, hetimet e gjera çuan në arrestimet e së martës, ndërsa policia dhe Prokuroria për Krime të Rënda po vazhdojnë sqarimin e plotë të rrethanave.

Autoritetet theksuan se veprimet e dhunshme mbeten të dënueshme dhe të rrezikshme, edhe kur justifikohen si “gjueti ndaj pedofilëve”, sepse ndërhyjnë rëndë në hetimet zyrtare.

Prokuroria kujtoi se ndjekja dhe ndëshkimi i veprave penale është detyrë vetëm e institucioneve kompetente.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *