Mar. Sht 22nd, 2026

Gjini ritika të ashpra direkte ndaj Gërvallës

Kreu i Aleancës, Ardian Gjini në emisionin Pressing në T7 ka komentuar vendimin e Gjykatës Speciale për vendimin ndaj krerëve të UCK-së.

Ai ka adresuar kritika të ashpra direkte ndaj Ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, për deklaratat dhe qasjen e saj denigruese ndaj udhëheqësve të luftës, veçanërisht ndaj kryetarit të nderit të Aleancës, Ramush Haradinajt.

Në këtë kuadër, kreu i Aleancës shprehu bindjen e tij se një pjesë e konsiderueshme e deputetëve dhe votuesve të Lëvizjes Vetëvendosje nuk ndihen mirë me situatën e krijuar rreth dënimeve në Hagë. Ai kërkoi më shumë sinqeritet politik për mbrojtjen e luftës sonë për liri.

“Unë besoj që edhe një pjesë e madhe, serioze, e deputetëve të VV-së, e votuesve të VV-së, nuk ndihen mirë me këtë që ka ndodhë. Nuk kam qysh mos me besu që ata njerëz e kuptojnë çka ka ndodhur. Jam i bindur që një pjesë e madhe që e kuptojnë situatën, votuesit dhe deputetët. Duhet me pas më shumë sinqeritet në këtë pjesë, nuk duhet me u frigë që nëse luftojmë për tregimin tonë për liri, që sot po gjykohet atje, atëherë kemi telashe të mëdha,” deklaroi Gjini.

Gjini e cilësoi si të dhimbshme heshtjen aktuale institucionale, duke e krahasuar qëndrimin e Donika Gërvallës me profilin e saj të kaluar politik dhe me sulmet e saj të hapura ndaj familjes Haradinaj.

“Si person nuk kam kurrfarë respekti për Donika Gërvallën, është çika e Jusuf Gërvallës, po nuk është Jusuf Gërvalla. Është e dhimbshme mos me e thanë një fjalë, e ka portfolion tipike. Mos të shkarkon Albini, s’po më intereson hiç ajo pjesë, po është tregues i dhimbshëm, të paktën që po them edhe nëse nuk e do kurrnjërin prej këtyre, edhe nëse mendon çka do që mendon. A ju vjen inat, udhëheqësit e luftës së Serbisë me u dënu ma pak, se udhëheqësit e luftës së Kosovës? E kemi pa çka ka ditë me vjellë vrerë kundër njerëzve që e kanë oborrin të mbushur me varre,” përfundoi Ardian Gjini.

Postime të Ngjashme