Kandidati i AAK-së për kryetar të Gjakovës, Ardian Gjini, u shpreh shpresëplotë se do të jetë edhe për një mandat në krye të kësaj komune.
Gjini tha se sondazhet e favorizojnë atë për mandatin e tij të tretë, teksa u shpreh se edhe disponimi qytetar është pro tij.
“Sipas të gjitha gjasave do të jem sërish kryetar i Gjakovës. Sondazhet i kemi tepër mirë, disponimi në komunë është tepër i mirë sepse çdo natë i mbajmë tri apo katër takime dhe e shohim disponimin e njerëzve”.
“Kur je gjatë në politikë, e sheh si të shohin në rrugë. Ata që duan të të votojnë të shohin në sy dhe të flasin. Nëse e fitoj edhe këtë mandat, bëhet i treti. Nuk mund ta them se do ta kërkojë mandatin e katërt”, tha Gjini në “DPT te Fidani” në Klan Kosova.