Sht. Shk 14th, 2026

Gjest fantastik! Lojtarët e Dritës dhe Drenicës hyjnë në stadium me bluza të UÇK-së

Ndeshja Drita-Drenica ka nisur në mënyrë fantastike.

Lojtarët e të dyja klubeve kanë mbajtur të veshura bluzat e UÇK-së, teksa hynin në stadium.

Përveç lojtarëve edhe gjyqtarët u panë të veshnin të njëjtën bluzë, në prag të Pavarësisë së Kosovës dhe protestës për çlirimtarët që mbahet në atë ditë.

Ata shpaluan dhe banerat në përkrahje të tyre, me mbishkrimet “Liri për Çlirimtarët”, “UÇK është vlerë kombëtare”.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *