Enj. Jan 22nd, 2026

Gjendet shëndosh e mirë vajza që u zhduk para disa ditësh në Prizren

Para disa ditësh ishte raportuar si e zhdukur 15-vjeçarja nga Prizreni, Suela Krasniqi.

Suela, banore e lagjes “Jeta e Re”, në thirrjet për identifikimin e saj, u përshkrua si një vajzë 1.65 metra, me flokë dhe sy të zi.

Kërkimi i saj nisi menjëherë nga organet, teksa nga 1 nëntori u bë thirrje edhe nga qytetarët që të ndajnë informacione nëse e shohin.

Tani, mediat lokale të Prizrenit kanë konfirmuar gjetjen e Suelës, që fatmirësisht është në gjendje të mirë shëndetësore.

Suela raportohet të ketë dalë nga shtëpia për t’u takuar me shoqet, por nuk ishte kthyer më.

Për zhdukjen e saj u njoftua policia e Prizrenit, në orët e para të mëngjesit më 1 nëntor.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *