Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në zonën e fshatit Dërmjak në komunën e Hanit të Elezit, ku një djalë është gjetur pa shenja jete në lumin Lepenc.
Rasti po trajtohet si “vdekje e dyshimtë”, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e sakta që kanë çuar deri te ngjarja.
Të njëjtat burime thonë se i riu është nga familja Topojani.
Në vendin e ngjarjes pritet të dalin njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës, ndërsa detajet rreth identitetit të viktimës dhe shkakut të vdekjes pritet të bëhen të ditura pas hetimeve.

