Policia e Kosovës ka raportuar për dy raste të ndara të hetimit të vdekjes në qytetin e Prizrenit, të ndodhura më 15 janar 2026.
Sipas raportit policor, rreth orës 01:00, në rrugën Hajdar Shala, është gjetur pa shenja jete një mashkull kosovar, i cili është hasur në rrugë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
Rasti i dytë është raportuar po ashtu më 15.01.2026, rreth orës 14:30, në rrugën Hafiz Ismajl Haki, ku një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Edhe në këtë rast, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të të dyja rasteve.

