Die. Shk 1st, 2026

Gjatë javës, FSK-ja me aktivitete në Badovc e Koliq

Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët për dy aktivitete të radhës që do të zhvillohen nga kadetët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjatë fillimit të muajit shkurt.

Sipas njoftimit, më 03 shkurt 2026, në zonën e Badovcit, Qendra Studimore Universitare e FSK-së do të realizojë një trajnim në terren për navigim tokësor, me emërtimin “Rruga e Heronjve”, shkruan IndeksOnline.

Ndërkaq, në zonën e Koliqit, më 06 dhe 07 shkurt 2026, Qendra Studimore Universitare e Komandës, Doktrinës dhe Stërvitjes së FSK-së do të zhvillojë një vlerësim praktik për operacione mbrojtëse në terren.

Nga Komuna bëhet e ditur se ushtrime dhe trajnime të ngjashme janë realizuar edhe më parë nga kadetët e FSK-së dhe se ato kanë karakter profesional dhe edukativ, pa ndikuar në sigurinë e qytetarëve.

“Falënderojmë qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e tyre gjatë zhvillimit të këtyre aktiviteteve”, thuhet në njoftim, duke shtuar se për çdo informatë shtesë publiku do të njoftohet me kohë.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *