Gjatë 24-orëve të fundit në vendin tonë janë raportuar gjashtë raste të dhunës në familje.
Sipas raportit zyrtar nga Policia e Kosovës, rastet janë regjistruar në Prishtinë, Fushë-Kosovë, Dragash, Vushtrri, Mitrovicë e Leposaviq
Rastet e raportuar:
Fushë-Kosovë / Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, ai pas një mosmarrëveshjeje dyshohet se ka sulmuar viktimën femër kosovare. Viktima nuk ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Prishtinë / Raportohet se pas një mosmarrëveshje dy të dyshuar meshkuj kosovarë kanë sulmuar njëri-tjetrin. Të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje. Rasti në procedure hetimore.
Dragash / Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, ai pas një mosmarrëveshjeje dyshohet se ka sulmuar viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Vushtrri / Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, dyshohet se kishte kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt.
Mitrovicë – Jugu / Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ka kanosur dy viktima kosovarë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti po hetohet nga ekipet relevante policore.
Leposaviq / Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim te prokurorit dërgohet në mbajtje

