Botërori 2026 vazhdon sot me gjashtë ndeshje të tjera të fazës së grupeve, teksa kombëtaret synojnë pikë të rëndësishme në garën për kualifikim në fazën me eliminim direkt.
Programi i ditës nis me dy përballje të Grupit B, ku Kanadaja përballet me Zvicrën, ndërsa Bosnja dhe Hercegovina luan ndaj Katarit. Kanadaja vjen pas një fitoreje bindëse 6:0 ndaj Katarit dhe synon të sigurojë vazhdimësinë në turne.
Më vonë, vëmendja do të jetë te Grupi C, ku Brazili ndeshet me Skocinë, ndërsa Maroku përballet me Haitin. Trajneri i Brazilit, Carlo Ancelotti, ka konfirmuar se Neymar është i gatshëm për ndeshjen ndaj skocezëve, megjithëse nuk ka garantuar se sulmuesi veteran do të aktivizohet nga minuta e parë. Brazili kërkon fitore për të siguruar kalimin në fazën tjetër të garës.
Dy sfidat e fundit të ditës zhvillohen në Grupin A. Mikpritësi Meksikë do të përballet me Çekinë, ndërsa Koreja e Jugut do të luajë kundër Afrikës së Jugut, në ndeshje që mund të ndikojnë ndjeshëm në renditjen përfundimtare të grupit.
Ndeshjet e sotme:
Zvicër – Kanada
Bosnjë dhe Hercegovinë – Katar
Skoci – Brazil
Marok – Haiti
Çeki – Meksikë
Kore e Jugut – Afrikë e Jugu
KosovaPress

