Sekretari Organizativ Gazmend Syla në emisionin ”Për ditë të mbarë” në RTV21 ka thënë se protesta qo do të mbahet në Sheshin “Skënderbeu” në Shkup në mbështetje të ish-udhëheqësve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, do të jetë paqësore.‘‘Shumë kohë kemi qenë pa akrerët e Organizatës të veteranëve të luftës Gucati, Haradinaj ishin të burgosur atje edhe organizata jonë që e kishte atë fuqi me e mobilizu njerëz ose edhe me e qu zanin në ata vesh ku duhet në këta padrejtësi që po ndodhin,ne qysh në janar si kryesi e re kem bo plan veprimin se qysh me ju qas kesaj padrejtësie‘, tha Syla.
Ai poashtu shtoi se do të ketë protesta deri në ditën kur do të ndodh fundi i kësaj padrejtësie‘‘Kurse për protestat është parapa se e fundit me qenë kjo në Maqedoni për këtë vit por kundërshtimin ndaj kesaj gjykate nuk do ta ndalim deri në diten e gjykimit,dhe jemi të gatshëm që me vazhdu këtë kundërshtim në qoftë me protesta ose qoftë edhe në rrafshin diplomatik,dhe ne do të vazhdojmë me këto takime që i kemi personalitete ndërkombëtare sigurisht edhe protesta pse jo deri në ditën kur do të ndodh fundi i kësaj padrejtësie‘‘, deklaroi Syla.
Tutje ai ka thënë se prej mergatës presin pjesëmarrjen më të madhe në protestën në Shkup.‘’Fillimisht prej mergatës presim shumë sepse kur e organizum protestën e 7 gushtit në Prishtinë kishte një interesim të madh me ardh edhe atje,e kur e pam këtë interesim pastaj i mobilizum edhe më shumë mërgatën tonë, dhe bashkëluftarët tonë kanë bo një far rrjeti të komunikimit të përbashkët se kudo që ka protesta me marr pjesë,kur kan ndodh zgjedhjet nacionale i ka mobilizu mërgatën tonë’’ tha ai ndër të tjera.

