Die. Shk 1st, 2026

Gazetari gjerman kritikoi ashpër Osmanin, i reagon këshilltari i Presidentes dhe analisti Mujanoviq: Gjuha juaj është e turpshme

Rinor Nuhiu, këshilltari i presidentes Vjosa Osmani dhe analisti boshnjak Jasmin Mujanoviq kanë reaguar ashpër ndaj deklaratave të gazetarit gjerman të Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ), Michael Martens, lidhur me presidenten Osmani.

Martens fillimisht shkroi se ekziston një vijë ndarëse mes përfaqësimit të interesave shtetërore dhe asaj që ai e quajti “vetë-poshtërim intelektual”, duke e akuzuar Presidenten Osmani për sjellje “skandaloze” dhe duke pretenduar se ajo po vepron për interesa personale politike.

Në një tjetër koment, ai pretendoi se po citonte një gazetar kosovar, i cili sipas tij kishte shkruar se Osmani po vepron në mënyrë të papranueshme dhe po tenton të ushtrojë presion ndaj Kuvendit.

Këto deklarata u kundërshtuan ashpër nga Rinor Nuhiu, i cili mohoi pretendimet e Martens dhe e cilësoi gjuhën e përdorur prej tij si fyese dhe denigruese

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *