Pre. Shk 13th, 2026

“Gati më dolën lotët” – Haradinaj flet për momentin kur i njoftoi bashkëpartiakët për vendimin e tij

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka rrëfyer për momentin kur e njoftoi partinë se nuk do të kandidojë më për të drejtuar.

“Ka pasur emocione, lot… realisht edhe mua dojshin me më shti gati me më dalë lotët, edhe pse s’e kisha ndjenjën me më dalë lotët, por gati më shtinën… informata që nuk kandidojë ka qenë në fund, por u hetojke njëfarë fryme, por besoj se sqarimet kanë qenë të mira. Ju kam treguar se i juaji jam tërë jetën”, deklaroi Haradinaj.

Ai tha se do të jetë kryetar i Aleancës deri në zgjedhjen e kryetarit të ri. “Unë besoj se do të jetë Ardian Gjini. Do të votoj me gjithë zemër, me krejt shpirtin e bindjen. Jam i lumtur që më ka ardhur dita ta votoj dikë si Ardiani”, u shpreh kreu i AAK-së.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *