Sht. Tet 18th, 2025

Gallapeni: S’është vetëm një fitore, është zëri i një kombi!

Dion Gallapeni është një prej lojtarëve më të mirë të Kosovës në ndeshjet e fundit, të vlefshme për kualifikim në Kupën e Botës 2026.

Përmes rrjeteve sociale, mbrojtësi anësor ka treguar emocionet e tij për fitoren ndaj Suedisë,
Ai nuk e përshkruan këtë vetëm si fitore, por edhe si zëri i një kombi që nuk ndalet kurrë.

“Nuk është vetëm një fitore… është zëri i një kombi që nuk ndalet kurrë!

“Kur vesh këtë fanellë, ndjen peshën e historisë dhe dashurinë e mijëra zemrave që rrahin bashkë me ne”, ka shkruar futbollisti kosovar

Gallapeni luan në ligën e Polonisë te skuadra e Widzew Lodzit.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *