Forca e Sigurisë së Kosovës mori pjesë për herë të dytë në ushtrimin “Golden Sabre 25”, të organizuar nga misioni i NATO-s.
Për pjesëmarrjen e njësive specialistike të ushtrisë së Kosovës një ushtrim të këtij konteksti, FSK thotë se përfaqëson një hap të rëndësishëm në avancimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në mes të KFOR, FSK, Policisë së Kosovës dhe EULEX.
“Angazhimi i FSK-së në këtë kontekst shumëkombësh, me kapacitetet specialistike të Gardës Kombëtare, përbën një dëshmi të qartë të avancimit të aftësive në realizimin e detyrave kyçe për ofrimin e Mbështetjes Ushtarake për Autoritetet Civile( MUAC) në përputhje me standardet e NATO-s”, thuhet mes tjerash në njoftim.
“Ky aktivitet mblodhi pjesëmarrës nga vende të ndryshme partnere dhe aleate, me qellim të rritjes së ndërveprueshmërisë dhe testimit të gatishmërisë dhe përgjigjes së koordinuar ndaj krizave, në një mjedis kompleks operacional”.

