Hën. Pri 13th, 2026

Franca dhe Britania do të mbajnë konferencë për Ngushticën e Hormuzit

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka njoftuar se Franca dhe Mbretëria e Bashkuar do të organizojnë një konferencë për situatën në Ngushticën e Hormuzit në ditët në vijim.

Në një postim në rrjetet sociale, Macron ka theksuar se konferenca do të ketë për qëllim “rikthimin e lirisë së lundrimit” në këtë zonë strategjike.

Ai ka shtuar se nisma do të zhvillohet me vende që janë të gatshme të kontribuojnë në një mision shumëkombësh paqësor, i cili synon garantimin e lëvizjes së lirë në ngushticë.

Sipas tij, ky do të jetë një mision “rreptësisht mbrojtës”, i ndarë nga palët në konflikt, dhe pritet të dislokohet sapo të lejojnë rrethanat.

Postime të Ngjashme