Kombëtarja e Kosovës sonte luan ndeshjen jetike ndaj Sllovakisë, e vlefshme për play-offin e Kupës së Botës 2026.
Trajneri gjerman, Franco Foda pritet të mos bëjë shumë ndryshime në formacionin startues,
Me një rreshtim 5:3:2 – pritet që Kosova të luajë sonte ndaj Sllovakisë.
Një ndryshim interesant mund të jetë ai i Mërgim Vojvodës, i cili ka gjasa të luajë në pozitën e mesfushorit, për shkak të mungesës së Leon Avdullahut.
Në rast se kjo strategji nuk aplikohet nga Foda, atëherë Vojvoda luan në pozicionin e tij, të mbrojtësit të djathtë – dhe në mesfush mund të paraqitet Lindon Emërllahu.
Shikoni formacionin e mundshëm

Sonte në orën 20:45, Shqipëria do të luajë një ndeshje shumë të rëndësishme kundër Polonisë, në kuadër të “play-off”-it për kualifikim në Kupën e Botës. Kjo sfidë është një moment kyç për kombëtaren, që kërkon të bëjë hapin e madh drejt turneut më të madh të futbollit botëror.
Për këtë takim, trajneri Sylvinho ka menduar një formacion të mundshëm që përfshin një përzierje të mirë mes lojtarëve me përvojë dhe të rinjve me potencial, por mbetet ende për t’u parë nëse ky do të jetë formacioni që do të dalë në fushë në start të ndeshjes,
Ky është formacioni i mundshëm:


