Në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar, Kryeprokurori i
Prokurorisë Speciale, z.Blerim Isufaj priti të martën në një takim një delegacion nga Europoli, Belgjika, Holanda dhe Franca.
Në njoftimin për media thuhet se gjatë takimit u vlerësua dhe u diskutua bashkëpunimi ndërinstitucional me Prokurorinë Speciale
dhe Policinë e Kosovës, me theks të veçantë në forcimin e mekanizmave të përbashkët kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
“Palët u pajtuan që ky bashkëpunim të fuqizohet më tej në funksion të rritjes së efikasitetit në luftën kundër krimit dhe sfidave të tjera të sigurisë’, thehet në njoftim.

