Mar. Shk 3rd, 2026

Fondi Monetar Ndërkombëtar nis misionin vjetor në Kosovë

Përfaqësuesi rajonal rezident i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) për Ballkanin Perëndimor, Sebastian Sosa, ka njoftuar se një delegacion i FMN-së do të vizitojë Kosovën nga sot deri më 13 shkurt, për të zhvilluar konsultimet vjetore në kuadër të Nenit IV me Republikën e Kosovës.

Sipas njoftimit, misioni do të udhëhiqet nga David Amaglobeli dhe ka për qëllim të analizojë zhvillimet e fundit makroekonomike në vend, të vlerësojë perspektivën ekonomike dhe rreziqet e mundshme, si dhe të diskutojë politikat ekonomike dhe prioritetet reformuese me autoritetet vendore dhe palët kyçe të interesit.

FMN-ja ka bërë të ditur se në përfundim të vizitës, misioni planifikon të publikojë një komunikatë për media si dhe të mbajë një konferencë, ku do të prezantohen gjetjet dhe vlerësimet kryesore të konsultimeve.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *