Sht. Sht 26th, 2026

Fëmijëve të SOS Fshatit do t’u ofrohen falas shërbimet stomatologjike në “DENT LINE”

Stomatologu Metë Shatri ka bërë të ditur se nga e premtja, e 18 shtatorit 2026 fëmijëve nën përkujdesjen e SOS Fshatit do t’u ofrohen falas të gjitha shërbimet stomatologjike në ordinancën DENT LINE.

Shatri në një postim në Facebook thekson se kjo bëhet e mundur pas një marrëveshjeje bashkëpunimi që është nënshkruar ndërmjet Ordinancës Dent Line dhe Sos Fshatit.

Lexoni të plotë postimin e tij:

Nga sot, fëmijëve nën përkujdesjen e SOS Fshatit do t’u ofrohen falas të gjitha shërbimet stomatologjike në ordinancën DENT LINE.

Këtë e mundëson marrëveshja e bashkëpunimit që është nënshkruar sot ndërmjet Ordinancës Dent Line dhe Sos Fshatit.

Qëllimi i këtij bashkëpunimi është që fëmijëve t’u sigurohet kujdes i vazhdueshëm dhe cilësor për shëndetin e tyre oral.

Bashkë për buzëqeshjen e fëmijëve!

KLIKO KETU PER POSTIMIN E PLOTE

Postime të Ngjashme