10 persona, tri femra dhe shtatë meshkuj, janë shoqëruar në stacionin policor të Pejës, nën dyshimin se kanë falsifikuar rezultatet e votimit.
Sipas raportit policor, personat në fjalë dyshohet se kanë falsifikuar rezultatin gjatë procesit të numërimit, më 30 dhjetor,.
Të dyshuarit janë intervistuar nga organet kompetente.
Me vendim të prokurorit, të njëjtit janë liruar në procedurë të rregullt.
Rasti u iniciua si “Falsifikim i rezultateve të votimit”

