Për një kohë të gjatë ka ekzistuar qëndrimi se presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq nuk është demokrati që do të dëshironte Bashkimi Evropian, porse megjithatë ishte garantues stabiliteti. Kjo periudhë tashmë ka përfunduar, sepse atij nuk i beson më as presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, deklaroi eurodeputetja Kathleen Van Brempt.
Në një intervistë për “Vijesti”, ajo tha kthimi i disa njërëzve të Vuçiqit nga Tivati, është tregues i pozitës së vështirë në të cilën ndodhen Vuçiqi dhe pushteti i tij, transmeton KosovaPress.
“Nëse nuk do të kishin qenë ata 87 burra në avion, do të kishte qenë diçka tjetër. Natyrisht, kur Mali i Zi të bëhet anëtar i BE-së — dhe do të bëhet — kjo do ta dobësojë edhe më shumë narrativën e Vuçiqit se BE-ja nuk dëshiron zgjerimin. Ne e duam zgjerimin. Besojmë se i gjithë Ballkani Perëndimor i përket Evropës dhe se e ardhmja e tij është në BE. Kjo bie drejtpërdrejt në kundërshtim me narrativën e tij. Unë nuk i besoj atij”, tha ajo.

