Enj. Shk 12th, 2026

Eurodeputeti Terras uron Kurtin: Kosova i përket BE-së

Eurodeputeti dhe raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, ka uruar Albin Kurtin, me rastin e formimit të qeverisë.

Në një postim në X, Terras u shpreh se “paraliza politike më në fund ka mbaruar”.

Terras pohon se Kosova i përket familjes së Bashkimit Evropian, shkruan IndeksOnline.

“Urime Albin Kurtit dhe Kosovës për formimin e një qeverie të re. Paraliza politike më në fund ka mbaruar.

Një qeveri funksionale është thelbësore për të avancuar në rrugën drejt BE-së dhe për të zhbllokuar mbështetjen financiare shumë të nevojshme.

Kosova i përket familjes së BE-së”, deklaroi Terras.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *