Sht. Pri 4th, 2026

Erërat e forta shkaktojnë dëme materiale në Prishtinë

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se si pasojë e erërave të forta që kanë qenë prezente gjatë mbrëmjes, në disa zona janë shkaktuar dëme të lehta materiale.

Sipas njoftimit, ekipet e Zjarrfikësve të Kryeqytetit kanë dalë në terren dhe po vazhdojnë angazhimin e tyre, duke mbuluar edhe territorin e Komunës së Fushë Kosovës.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Ju njoftojmë se, si pasojë e erërave të forta që kanë qenë prezente gjatë mbrëmjes 🌬️, janë shkaktuar dëme të lehta materiale 🏠.

👨‍🚒 Ekipet e Zjarrfikësve të Kryeqytetit janë në terren dhe po vazhdojnë angazhimin e tyre, duke mbuluar edhe Komunën e Fushë Kosovës 🧯.

⚠️ Ju ftojmë për kujdes të shtuar, veçanërisht gjatë lëvizjes në hapësira të hapura dhe pranë objekteve apo strukturave të paqëndrueshme.

📞 Në raste emergjente, kontaktoni numrat:

0800 122 44 | 0800

Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca e Kryeqytetit do të jetë në gatishmëri të vazhdueshme dhe qytetarët do të njoftohen për çdo zhvillim të ri

Postime të Ngjashme