Die. Shk 15th, 2026

Erërat e forta lënë pa rrymë qendrën e skijimit në Brezovicë

Qendra e skijimit në Brezovicë po përballet me ndërprerje të energjisë elektrike që nga ora 04:30 të mëngjesit, për shkak të erërave të forta që kanë përfshirë zonën gjatë natës.

Sipas informacioneve ndërprerja e energjisë është shkaktuar nga kushtet e pafavorshme të motit. Ekipet përgjegjëse kanë lokalizuar defektin dhe aktualisht po punojnë për riparimin e tij.

Për të siguruar kushtet bazike për vizitorët, hoteli Molika po furnizohet me energji elektrike përmes një gjeneratori. Sipas parashikimeve, furnizimi i plotë me energji do të rikthehet pas përfundimit të punimeve riparuese.

Vizitorët dhe pushuesit në Brezovica janë këshilluar të jenë të kujdesshëm dhe të ndjekin udhëzimet e stafit të qendrës gjatë kohës që zgjat ndërprerja e energjisë

Kliko ketu per videon e plote

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *