Ka ndërruar jetë gjyqtari Astrit Kalaja i cili u qëllua me armë zjarri nga 30-vjeçari Elvis Shkambi brenda sallës së Gjyaktës së Apelit, Tiranë.
Në sallën nr.3 të gjykatës së Apelit në kryeqytet në orën 14.00 të kësaj të hëne nisi një seancë gjyqësore, ku gjyqtari me mbi 30 vite eksperiencë Astrit Kalaja lexoi vendimin për një konflikt pronësie dhe gjobë përmbarimi. Por, solemniteti i gjykatës u thye nga të shtënat me armë zjarri.
2 plumba nga një pistoletë u derdhën mbi gjyqtarin duke I marrë jetën. Elvis Shkambi, nipi i Gjon Shkambit palë në proces me familjen Kurtaj qëlloi mbi gjyqtarin dhe kundërshtarët e tij në proces duke pretenduar për vendim të padrejtë.
Gjykata e Apelit ka reaguar në lidhje me vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja në krye të detyrës gjatë kësaj të hëne.
“Sot gjyqtari Astrit Kalaja u vra në sallën e gjykimit. Kjo ngjarje e rëndë është një goditje jo vetëm për komunitetin e drejtësisë, por për të gjithë shoqërinë tonë.
Këshilli i Lartë Gjyqësor u mblodh sot me datë 06.10.2025 për të mbajtur qëndrimin publik vijues:
Me dhimbje të thellë Këshilli i Lartë Gjyqësor mësoi për ngjarjen kriminale të vrasjes, në sallën e gjyqit, dhe në krye të detyrës të gjyqtarit Astrit Kalaja, Gjyqtar i Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.
Pas ngjarjes së rëndë, ku brenda sallës së gjyqit në Gjykatën e Apelit u qëllua për vdekje gjyqtari Astrit Kalaja, ka reaguar edhe Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri. Delegacioni deklaron se e dënon me forcë këtë akt kriminal, dhe vë theksin te siguria e nevojshme në sallat e gjyqit.
Prokuroria e Posaçme dënon me forcë vrasjen e paprecedentë të gjyqtarit Astrit Kalaja, ngjarje që ndodhi brenda ambienteve të Gjykatës së Apelit, Tiranë. I shprehim ngushëllimet tona familjes së gjyqtarit Kalaja, të afërmve dhe kolegëve të tij në këtë moment të dhimbshëm. Gjithashtu, shprehim solidaritetin tonë me të gjithë gjyqtarët, prokurorët, avokatët dhe punonjësit e sistemit të drejtësisë, të cilët përballen çdo ditë me sfida të mëdha në kryerjen e detyrës.
Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë shpreh tronditjen e thellë dhe dhimbjen e madhe për ngjarjen tragjike të ndodhur sot, ku një koleg ynë, gjyqtar në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, humbi jetën në krye të detyrës, pas një sulmi me armë zjarri, në sallë të gjyqit, nga një palë në një çështje civile, e cila plagosi dhe babë e bir nga pala tjetër ndërgjyqëse.
Katër plumba janë lëshuar drejt gjyqtarit Astrit Kalaja, menjëherë pasi ai dha vendimin për një çështje pronësie, që ishte kundër familjes së autorit Elvis Shkambi. Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha bën me dije se autori 30-vjeçar e ka qëlluar me katër plumba brenda sallës sapo ka dhënë vendimin, ndërsa tre pprej e kanë kapur gjyqtarin në gjoks.
Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, arrestohet edhe oficeri i sigurisë që qëndronte në hyrje të Gjykatës së Apelit.
30-vjeçari me armë në dorë ka dalë jashtë gjykatës aty ku ndërhynë menjëherë forcat e rendit duke e neutralizuar, çarmatosur dhe vënë në pranga.
Para bluve 30-vjeçari ka qëndruar i qetë dhe i pa penduar duke pranuar autorësinë e krimit të rëndë me pretendimin se reagoi ndaj padrejtësisë së kryer. Sipas tij familja e kishte trashëguar atë pronë e cila në komunizëm u shtetëzua dhe bashkia ua ka kaluar dhjetëra familjeve.
Por përgjegjësi për këtë krim të rëndë nuk kishte vetëm personi që shkrehu armën. Hetim ka nisur për organet shtetërore dhe private që ruajnë gjykatën dhe dështuan në kontrollin e Elvis Shkambin, Top Channel mëson se një oficer i rendit qe rri në hyrje të gjykatës është ndaluar për dyshimet e shpërdorimit të detyrës sepse ka dyshime se nuk ka ushtruar kontrollin në detektorin e vendosur në hyrje të Gjykatës së Apelit.