Sht. Shk 28th, 2026

Ekstradohen nga Italia dhe Gjermania Meriton Qeriqi dhe Valmira Lubova

Dy persona të kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar janë ekstraduar drejt Kosovës nga Italia dhe Gjermania.

Burime bëjnë të ditur se nga Italia është ekstraduar Meriton Qeriqi, i cili kërkohej nga institucionet e drejtësisë së Kosovës për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

Ai ishte arrestuar nga autoritetet italiane dhe më 26 shkurt 2026 është transferuar në Kosovë, ku iu është dorëzuar njësive përkatëse për procedura të mëtejshme ligjore.

Ndërkaq, sipas të njëjtave burime, nga Gjermania është ekstraduar edhe Valmira Lubova, shtetase nga Shqipëria, e kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar për veprën penale “Marrja apo mbajtja e kundërligjshme e fëmijës”.

Ekstradimi i saj është realizuar më 27 shkurt 2026, pas arrestimit nga autoritetet gjermane, ndërsa pas mbërritjes në Kosovë ajo iu është dorëzuar njësive kompetente për vazhdim të procedurave.

Nga Policia e Kosovës është konfirmuar se të dy ekstradimet janë realizuar në bazë të ligjeve në fuqi dhe në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet italiane dhe gjermane, në kuadër të koordinimit ndërkombëtar për luftimin e kriminalitetit.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *