Të hënën më 8 dhjetor do të bëhet betimi i kryetarit Smajl Latfiti dhe asamblesë e Rahovecit.
Në këtë mbledhje pritet të votohet edhe për kryesuesin e Kuvendit Komunal të Rahovecit. E AAK-ja për të propozuarin e saj do t’i ketë në dispozicion edhe votat e asambleistëve të PDK-së.
Kjo është konfirmuar nga kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Rahovecit, Edon Cana për Indeksonline.
“Është mirë me fol me AAK-në sepse ata kanë ardhur me propozim. Por në parim jemi marrë vesh, nuk kemi detaje më shumë, ne do të votojmë për kryesuesin e propozuar nga AAK-ja’’, ka thënë Cana për Indeksonline.
Nga ana tjetër, i pyetur nga Indeksonline Smajl Latifi tha se nuk ka koment për këtë. Ndërsa theksoi se të hënën, më 8 dhjetor e bëjnë betimin dhe se pastaj do të flasin lidhur me këtë çështje.
“Nuk kam koment. Kur ta bëjmë betimin të hënën më 8 dhjetor tani flasim më konkretisht. Njëherë s’kemi koment. Ne e kemi thirrujr seancën më 8 dhjetor aty e bëjmë betimin dhe pastaj vazhdojmë me procedura të tjera”, tha Latifi. /Indeksonline/

