Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e rrëzimit të një krani në një kantier ndërtimi në Lagjen e Spitalit në Prishtinë, ka konfirmuar Policia e Kosovës.
Lajmi është konfirmuar përnga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.
Sipas tij, të lënduarit kanë marrë trajtim mjekësor, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, të cilat kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme.

