Dy qytetarë në Podujevë kanë bërë një gjest shumë të mirë.
Ata kanë dorëzuar në stacion policor një portofol me dokumente dhe sasi të konsiderueshme parash, që e kanë gjetur në rrugë.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:00, .
Në njoftimin zyrtar bëhet e ditur se portofoli, dokumentet dhe të hollat i janë kthyer pronarit.
Me këtë rast, policia ka falënderuar për bashkëpunim dy llapjanët: S.B dhe L.B.

