Hën. Jan 12th, 2026

Durmishi: Ekipet e mirëmbajtjes janë në terren dhe po ndërhyjmë kudo që është e mundur

Si shkak i reshjeve të shiut, ushtruesi i detyrës së ministrit të Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka thënë se që nga mbrëmë janë në gjendje gatishmërie për të ndërhyr kudo që është e mundur.

“Që nga mbrëmë jemi në gjendje gatishmërie për të menaxhuar sa më mirë reshjet e shiut, të cilat kanë ndikuar edhe në disa nga rrugët tona. Ekipet e mirëmbajtjes janë në terren dhe po ndërhyjmë kudo që është e mundur për të përmirësuar kushtet e qarkullimit. Megjithatë, na duhet edhe bashkëpunimi juaj, ju lusim të vozitni me kujdes të shtuar dhe t’u përshtateni kushteve të rrugës”, ka shkruar ai në Facebook.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *