Enj. Tet 23rd, 2025

Drita synon pikët e plota, sonte luan ndaj Omonia-s në UEFA Conference League

Skuadra kosovare, Drita sonte luan ndeshjen e dytë në UEFA Conference League dhe si kundërshtar e ka ekipin nga Qiproja, Omonia Nicosia.

Nga ora 18:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”, kampioni aktual i Superligës së Kosovës e pret një kundërshtar të fortë,.

Omonia është 21 herë kampion i elitës së futbollit në Qipro, 16 herë fitues i Kupës së Qipros dhe 17 herë i Super Kupës.

Vlera e tyre është 16.6 milionë euro në sajtin e njohur “Transfermarkt”.

Futbollisti më i njohur i kësaj skuadre është Stevan Jovetiq, por që është në dyshim për këtë përballje shkaku i një lëndimi

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *