Skuadra e Dritës ka shkruar historinë në Conference League, pasi ka shënuar fitoren e parë në fazën e ligës.
Kampioni i Kosovës nuk di për humbje deri më tani, ku pas dy barazimeve të njëpasnjëshme, sonte shënoi fitore në udhëtim ndaj skuadrës irlandeze, Shelbourne, me rezultat 1-0.
Golin e fitores e shënoi futbollisti Almir Ajzeraj, në minutën e 57-të.
Drita tashmë ka pesë pikë të grumbulluara në tre ndeshje, duke u renditur në vendin e 14-të.
Ndeshjen e ardhshme në Conference League, skuadra gjilanease e luan në stadiumin ”Fadil Vokrri” në Prishtinë, kundër skuadrës shqiptare nga Maqedonia, Shkëndija, me 28 nëntor.

