Hën. Dhj 29th, 2025

Drenasi dëshmon fuqi/ PDK me rezultat të lartë, përtej parashikimeve dhe zërave për përçarje

Pas shumë diskutimeve, zhurmave publike dhe pretendimeve se në Drenas mungon uniteti brenda Partisë Demokratike të Kosovës dhe se kjo mund të sjellë një rezultat të dobët për subjektin, realiteti zgjedhor tregoi të kundërtën. PDK doli bindshëm fituese në komunën e Drenasit, duke shënuar një rezultat shumë të lartë dhe tejkaluar çdo pritshmëri.

Sipas rezultateve preliminare nga KQZ, PDK në Drenas ka marrë 70.28% të votave me gjithsej 17,579 vota, duke e lënë pas Vetëvendosjen me 22.14% (5,537 vota), ndërsa subjektet tjera rezultuan me numra shumë më të ulët.

Dega e PDK-së në Drenas, dhe kandidatët për deputetë, arritën të mobilizojnë strukturat, aktivistët dhe simpatizantët, duke nxjerrë votuesin masivisht në qendra të votimit.

Interesant mbetet fakti se PDK në Drenas mori më shumë vota se në Skenderaj, komunë e cila tradicionalisht konsiderohej bastion dhe më e unifikuar, ndërsa për Drenasin qarkulluan narrativat e kundërta.

Ky rezultat shihet si konfirmim i fuqisë elektorale të PDK-së në këtë komunë, por edhe i angazhimit në terren që u pa gjatë gjithë fushatës.

Drenasi edhe këtë herë u dëshmua si një ndër komunat ku PDK ruan bazën e fortë politike dhe ndikimin e madh në elektorat.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *