Die. Shk 15th, 2026

Drenas: Pacienti sulmon fizikisht mjeken, përfundon në pranga

Një mjeke është sulmuar fizikisht nga pacienti në Drenas.

Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari, që ishte në trajtim për një rast dhune në familje, ka kërkuar ndihmë mjekësore, por gjatë procedurës ka goditur mjeken.

I dyshuari ka përfunduar në mbajtje, raporton IndeksOnline.

“Gllogoc / 14.02.2026 – 17:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në një rast dhunë në familje kishte kërkuar trajtimi mjekësor dhe gjatë trajtimit mjekësorë ka sulmuar fizikisht doktorin, viktimën f/k. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rastin është në procedurë hetimore”, thuhet në njoftim

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *