Mar. Sht 29th, 2026

Drejtori i Drejtorisë së Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, Ekrem ef. Simnica, viziton Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Stuttgart të Gjermanisë

Më 28 shtator 2026, drejtori i Drejtorisë së Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, Ekrem ef. Simnica, i shoqëruar nga kryetari i Qendrës Islame Shqiptare të Shtutgartit, Driton ef. Morina, vizitoi Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Stuttgart të Gjermanisë, ku u prit nga udhëheqësi i konsullatës, z. Hamdi Berbatovci.
Gjatë takimit, Ekrem ef. Simnica falënderoi z. Berbatovci për pritjen dhe përcolli përshëndetjet e Myftiut të Kosovës, Naim ef. Tërnava. Ai e përgëzoi për punën dhe bashkëpunimin me qendrat islame shqiptare në Gjermani, duke i uruar suksese dhe mbarësi në angazhimet e tij.

Nga ana e tij, z. Hamdi Berbatovci i uroi mirëseardhje drejtorit Simnica dhe e njohu me punën dhe angazhimet e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Stuttgart.
Gjatë bashkëbisedimit u theksua rëndësia e vazhdimit dhe forcimit të koordinimit ndërmjet konsullatës dhe qendrave islame shqiptare në Gjermani, me qëllim të bashkërendimit të aktiviteteve dhe avancimit të bashkëpunimit në shërbim të komunitetit shqiptar

Postime të Ngjashme