Më 2 nëntor 2025, drejtori i Drejtorisë së Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, Ekrem ef. Simnica, vizitoi Qendrën Islame Shqiptare në Hanover të Gjermanisë. Aty, pas namazit të ikindisë u mbjat një tribunë, në të cilën drejtori Simnica përshëndeti imamin Ejup ef. Pantina, kryetarin Arben Hoxhaj dhe të gjithë xhematin, duke përcjellë përshëndetjet dhe falënderimet në emër të BIK-ut dhe Myftiut Naim ef. Tërnava. Ai uroi edhe për blerjen e objektit për xhami. Drejtori Simnica vlerësoi kontributin e mërgatës shqiptare dhe theksoi rëndësinë e xhamive në diasporë si qendra adhurimi, edukimi dhe bashkimi për komunitetin. Po ashtu, drejtori i njohu të pranishmit me institucionet edukativo-arsimore të BIK-ut dhe aktivitetet humanitare të Shoqatës “Bereqeti”. Në fund, drejtori Simnica në shenjë respekti dhe bashkëpunimi, ndau një dhuratë.
Më 4 nëntor 2025, drejtori Simnica vizitoi xhaminë “Ebu Hanife” në Troisdorf, në të cilën u prit nga imami, Bedri ef. Syla, dhe disa xhematlinjë. Drejtori Simnica ju priu në namaz dreke, e më pas mbajti edhe një fjalë përshëndetëse para të pranishmëve.
Më 5 nëntor 2025, drejtori Simnica vizitoi xhaminë “Duseldorf”, në të cilën u prit nga imami Mensur ef. Halili, njëherësh kryetar i Unionit të Xhamive Shqiptare në Gjermani, imami Ilir ef. Mehmeti, si dhe xhematlinjë të tjerë.
Ndërsa për namaz të jacisë, drejtori Simnica e vizitoi xhaminë “Drita” në Duisburg, një xhami rishtazi e ndërtuar. Aty u prit nga imami i përkohshëm, Hisen ef. Ceka dhe kryetari Fexhri Shabani.
Drejtori i Drejtorisë së Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, Ekrem ef. Simnica, vizitoi Qendrën Islame Shqiptare në Hanover të Gjermanisë. dhe xhaminë “Drita” në Duisburg

