Enj. Dhj 4th, 2025

Drejtori i Dermatologjisë: Kemi mungesë të pajisjeve, pacientëve s’mund t’ju ofrojmë shërbimet e duhura

Drejtori i Klinikës së Dermatologjisë në QKUK ka thënë se pacientëve nuk mund t’ju ofrojnë shërbimet e duhura meqë kanë mungesë të pajisjeve, e madje edhe kur mungojnë barnat bëjnë improvizime.

Drejtori i Klinikës së Dermatologjisë në QKUK Dr. Enver Krasniqi sot ka raportuar në mbledhjen e Bordit Drejtues të SHSKUK-së, shkruan Gazeta Shneta.

Krasniqi ka thënë se kanë plane e prioritete për vitin e ardhshëm, por se realizimi i tyre nuk po përkrahet nga askush. Ai ka thënë se kanë mungesë të pajisjeve, e si pasojë edhe shërbimet e ndaj pacientëve nuk janë të duhura.

“Kemi bërë kërkesa me dhjetra herë për furnizim me pajisje mjekësore por nuk kena pas përkrahje prej askujt. Pacientët në dermatologji janë të diskriminuar sepse nuk mund t’ju ofrohet shërbimi i duhur mjekësor”, ka deklaruar Krasniqi.

Ai ka thënë se kanë mungesë edhe të infermierëve si dhe të hapësirave, të cilat janë marr nga Klinika e Pulmologjisë në vitin 2022.

“Për shkak të mungesës së hapësirave në disa raste pacientëve nuk mund të ju ofrohet privatësi kur jepet terapi lokale”, ka deklaruar Krasniqi.

Në fund ai ka thënë se furnizimi me barna është kryesisht i mirë, por kur ka mungesa detyrohen të bëjnë improvizime.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *