Pre. Shk 27th, 2026

Donjeta Sadiku kalon në gjysmëfinale dhe i siguron medalje Kosovës nga turneu i boksit në Bullgari

Donjeta Sadiku ka fituar edhe meçin e dytë në turneun prestigjioz të boksit amator “Strangja”, që po mbahet në Sofje.

Me një paraqitje shumë të mirë, Sadiku siguroi kalimin në gjysmëfinale në kategorinë deri në 60 kilogramë. Ajo e mposhti ukrainasen Veronika Korets me rezultat të pastër 5:0.

Me këtë fitore, Donjeta tashmë ka siguruar medalje, por synimi i saj mbetet medalja e artë. Vitin e kaluar ajo triumfoi në këtë turne, i cili njihet si më i vjetri në boksin amator në Evropë.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *