Die. Tet 19th, 2025

Dogana sekuestron telefona të rinj të padeklaruar në Prishtinë

Dogana e Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit në një subjekt ekonomik në Prishtinë, në një nga bodrumet e objektit është gjetur një kasafortë e mbuluar me pako, e cila pas hapjes ka rezultuar të përmbajë një sasi të konsiderueshme telefonash të rinj të padeklaruar.

Pala nuk ka ofruar asnjë dokumentacion për origjinën e mallit.

Sasia e gjetur dhe sekuestruar është si vijon:

19 copë telefona mobil të mençur SAMSUNG GALAXY A26 5G
21 copë telefona mobil të mençur SAMSUNG GALAXY A16
1 copë tablet SAMSUNG GALAXY TAB A9+ 5G

Në total janë sekuestruar 41 pajisje të reja elektronike. Sekuestrimi është kryer në përputhje me procedurat ligjore, duke u plotësuar dokumentacioni përkatës.

Dogana e Kosovës thotë se do të vazhdojë me procedurat administrative dhe hetimore lidhur me këtë rast. Kontrolli i tregtisë ilegale dhe mbrojtja e tregut të brendshëm nga mallrat e padeklaruara mbeten ndër prioritetet kryesore të institucionit.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *