Mër. Nën 5th, 2025

Dogana ndalon mallra të padeklaruar, në Vërmicë

Gjatë kontrolleve të zhvilluara në orët e fundit në pikën e kalimit kufitar Vërmicë, janë evidentuar dy raste të ndryshme të tentativave për kalim të mallrave pa deklarim doganor.

Në një njoftim nga Dogana, bëhet e ditur se zyrtarët doganorë kanë ndaluar të dy automjetet, drejtuesit e të cilëve kishin deklaruar se nuk posedonin mallra për deklarim.

Megjithatë, gjatë kontrolleve të detajuara, në të dy automjetet janë zbuluar sasi të konsiderueshme mallrash të padeklaruara, në vlerë totale rreth 8,000 euro.

Mallrat e padeklaruara përfshinin veshmbathje dhe tekstil (trenerka, xhaketa, peshqirë, mbulesa krevati, fustane, etj.), produkte kozmetike dhe farmaceutike (kremëra, vajra, pika për sy, mjaltë mjekësor, ilaçe për përdorim të ndryshëm), vegla pune elektrike (sharra elektrike, trapanë, aku-veglash të markave të ndryshme, pajisje ndërtimi, produkte elektronike dhe aksesorë për automjete (pajisje audio, kamera, drita LED, ndëgjuese, mbajtëse telefoni, jastëkë automjeti, etj.), si edhe artikuj të tjerë të ndryshëm (çanta, parfume, libra, sete pedikyri, pajisje pastrimi, etj.).

“Në të dy rastet, mallrat janë ndaluar përkohësisht, ndërsa ndaj personave të përfshirë janë nisur procedurat për kundërvajtje doganore për mosdeklarim të mallit, në bazë të nenit 244 të Kodit Doganor dhe të Akcizave të Kosovës (KDAK)”, deklaron Dogana.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *