Mar. Shk 24th, 2026

Dogana gjen 1 milion euro të fshehura në rezervuarin e veturës në Merdare

Dogana e Kosovës ka sekuestruar rreth 1 milion euro në pikëkalimin kufitar në Merdarë, pasi mjetet monetare u zbuluan të fshehura gjatë skanimit të një automjeti në rezervar.

Burime kanë treguar se paratë ishin të kamufluara brenda rezervuarit të karburantit të veturës, të paketuara në mënyrë të organizuar me qëllim shmangien e kontrolleve doganore, shkruan Indeksonline.

Zbulimi është bërë falë pajisjeve të skanimit, të cilat kanë sinjalizuar ndërhyrje të dyshimta në strukturën e automjetit, çka ka çuar më pas në një kontroll të detajuar fizik.

Pas hapjes së rezervuarit, zyrtarët doganorë kanë gjetur shumën e konsiderueshme të parave, e cila dyshohet se po tentohej të futej në territorin e Kosovës.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *