Hën. Jan 26th, 2026

DHTIK shpreh shqetësim për protestat e transportuesve në rajon, kërkon ndërhyrje urgjente nga BE-ja

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë e Kosovës (DHTIK) ka shprehur shqetësim të madh lidhur me protestat që po mbahen nga kompanitë transportuese në shtetet fqinje, të cilat po shkaktojnë vështirësi serioze për bizneset kosovare.

Sipas DHTIK, këto protesta kanë ndikuar drejtpërdrejt në funksionimin e kompanive vendore, duke pamundësuar eksportin dhe importin e mallrave drejt dhe nga vendet e Bashkimit Evropian.

Si pasojë, shumë biznese po përballen me vonesa, kosto shtesë dhe rrezik të ndërprerjes së zinxhirit të furnizimit.

“Këto protesta kanë shkaktuar probleme për kompanitë tona, pasi shumë prej tyre nuk po mund as të eksportojnë dhe as të importojnë mallra nga Evropa. Me këtë rast, DHTIK, i bën thirrje Institucioneve të Kosovës që të vihen në kontakt me Bashkimin Evropian për gjetjen e një zgjidhjeje. Ndërkaq Bashkimit Evropian i bëjmë thirrje që të ndërmarrë veprime urgjente për tejkalimin e kësaj situate të shkaktuar nga sistemi i njohur si EES (Entry/Exit System), që u vendos në kufijtë e jashtëm të zonës Schengen dhe nisi të zbatohej gradualisht më 12 tetor 2025”, thuhet në njoftim

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *