Një anije cisternë këtë të enjte ka dalë në breg në Tale. Autoritetet kanë marrë njoftimin nga kapiteneria e portit Shëngjin se në drejtim të fshatit Tale, ka ngecur një anije çisternë.
Anija mësohet se është një anije cisternë M-V. BESART me flamur Tanzanie. Siç shihet edhe nga pamjet anija e madhe ndodhet shumë pranë bregut.

