Mër. Shk 11th, 2026

Detaje të reja nga aksioni i policisë ku u arrestuan dy bjellorusë, një rus dhe një shqiptar, në Drenas

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni i djeshëm i përbashkët i Policisë së Kosovës dhe Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, ku në fshatin Arllat të Drenasit është ndaluar një automjet me targa të Shqipërisë, brenda të cilit ndodheshin katër persona të dyshuar për kalim ilegal të kufirit,

Sipas informacioneve, automjeti është ndaluar pas orës 13:00, teksa po qarkullonte në rrugën Pejë–Prishtinë, në zonën e Arllatit. Përveç shoferit, shtetas i Shqipërisë, në veturë ndodheshin edhe tre persona të tjerë: dy shtetas të Bjellorusisë dhe një shtetas rus.

Policia dyshon se tre shtetasit e huaj kishin hyrë ilegalisht nga territori i Shqipërisë në Kosovë.

“Policia e Kosovës, në vazhdën e punës dhe angazhimeve të saj, ka ndaluar një automjet me targa të Shqipërisë të drejtuar nga i dyshuari mashkull, shtetas i Shqipërisë. Në automjet kishin qenë edhe tre të dyshuar meshkuj, dy shtetas të Bjellorusisë dhe një shtetas i Rusisë, të cilët kishin kaluar ilegalisht kufirin Shqipëri – Kosovë. Katër të dyshuarit janë arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Rasti po trajtohet nga organet e drejtësisë, ndërsa hetimet për rrethanat e plota të hyrjes ilegale në vend janë në zhvillim

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *