Sht. Sht 27th, 2025

Dëshmitari i tretë i mbrojtjes pritet të dëshmojë nesër në Hagë në gjyqin ndaj Thaçit

Kërko produktin…

Më 22 shtator, në Gjykatën Speciale në Hagë do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe bashkë të akuzuarve të tij.

Në seancën e nesërme, që nis në ora 09:00, pritet të dëshmojë dëshmitari i tretë i ftuar nga mbrojtja, një shtetas britanik.

Gjatë javës, kanë dëshmuar dy dëshmitarët e parë të mbrojtjes: James Rubin, ish-zyrtar i lartë amerikan dhe këshilltar për çështje ndërkombëtare, si dhe Paul Williams, ekspert i së drejtës ndërkombëtare dhe profesor në SHBA.

Të dy dhanë dëshmi në mbështetje të qëndrimeve të mbrojtjes, duke u fokusuar në kontekstin ndërkombëtar dhe proceset politike të kohës së luftës në Kosovë

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *