Die. Nën 9th, 2025

Deri në orën 13:00, pjesëmarrja në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë komunash ka arritur në 11.52 për qind

Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në nivel vendi kanë votuar 151 mijë e 734 qytetarë nga gjithsej 1 milion e 316 mijë e 672 votues të regjistruar në listat e votimit.

Procesi i votimit po zhvillohet në 18 komuna të Kosovës, ndërsa të dhënat për pjesëmarrje janë raportuar nga 1 mijë e 366 vendvotime, apo 83.91 për qind e gjithsej 1 mijë e 628 sa janë në total.

KQZ njofton se procesi i votimit po ecën pa probleme dhe me një pjesëmarrje të ngjashme me raundet e kaluara në këtë orar të ditës.

Kjo është platforma elektronike e KQZ-së për publikimin e rezultateve preliminare dhe statistikave për pjesëmarrjen në votime për çdo komunë, qendër votimi dhe vendvotim në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë të 18 komunave: https://resultslocal2025r2.kqz-ks.org/

Në këtë platformë publikohen të dhëna të detajuara për pjesëmarrjen e votuesve dhe do të publikohen edhe rezultatet preliminare të zgjedhjeve pas përfundimit të procesit të numërimit në vendvotim

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *