Pre. Nën 7th, 2025

Deputeti i PDK-së: S’votojmë asnjë kandidat të LVV-së për formimin e qeverisë

Deputeti i PDK-së, Fadil Demaku, tha se deputetët e këtij subjekti politik nuk kanë votë për asnjë kandidat nga LVV-ja për formimin e qeverisë së re.

Në një deklaratë për rtv21 deputeti Demaku tha se edhe nëse kontaktohet individualisht nga ndonjë zyrtar i LVV-së për ta kërkuar votën e tij, tha se nuk lëviz nga qëndrimi i PDK-së.

“Qëndrimi i PDK-së është i qartë se nuk e votojmë asnjë kandidat të LVV-së për kryeministër. Edhe nëse më kontakton dikush individualisht, unë jam brenda këtij qëndrimi të PDK-së dhe nuk lëvizi nga ky qëndrim”, tha ai.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *