Deputetët e Kuvendit të Kosovës i pret një agjendë e dendur pune gjatë ditës së sotme.
Dita nis me mbledhjen e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion, ku do të raportojë Bordi i Rregullatorit të Energjisë (ZRRE).
Duke filluar nga ora 09:30 minuta Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike do të shqyrtojë dhe pritet të miratojë planin e punës për sesionin pranveror të këtij viti.
Ndërkohë, gjatë paradites do të zhvillohen edhe disa mbledhje të tjera të rëndësishme.
Komisioni për të Drejtat e Njeriut do të diskutojë lidhur me ekspoziten skandaloze të Shkëlzen Gashit që u financua nga Kuvendi i Kosovës, ndërsa Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë do të merret me draftplanin e punës për sesionin pranveror.
Po ashtu, Komisioni për Shëndetësi do të shqyrtojë fushëveprimin dhe planin e punës për periudhën në vijim.
Kulmi i ditës pritet të jetë në orën 11:00, kur do të mbahet seanca e jashtëzakonshme plenare e Kuvendit të Kosovës

